April 26, 2024
Rajon - Botë

Macron nderon Merkel me medaljen më të lartë të nderit në vizitën e lamtumirës

Kjo “vizitë lamtumire” shfaqet si një moment “personal” mes dy liderëve dhe bashkëshortëve të tyre, Brigitte Macron dhe Joachim Sauer, përpara se Merkel të largohet nga politika.

Kancelarja gjermane do të japë dorëheqjen pas formimit të një qeverie të re gjermane në dhjetor.

Simboli do i jepet Merkel për të nderuar jetëgjatësinë e saj që ka udhëhequr Gjermaninë për 16 vjet dhe ka punuar me katër presidentë francezë, Zhak Shirak, Nicolas Sarkozi, Francois Hollande dhe Macron.

Lexo edhe: “Nuk lejohet muzika”, talebanët qëllojnë me armë dasmorët dhe vrasin dy prej tyre
“Kryqi i Madh është dallimi më i lartë i Legjionit të Nderit, i cili mishëron soliditetin e miqësisë franko-gjermane, të ruajtur nga Angela Merkel,” – thuhej në deklaratën e presidencës franceze.

Në muajt e fundit, presidenti francez e ka nderuar në disa raste, duke vlerësuar “përkushtimin”, “durimin” dhe “aftësinë për të dëgjuar” të kancelares me të cilën ka bashkëpunuar ngushtë në skenën europiane. Sipas tij, “Europa nuk mund të ecë përpara nëse Gjermania dhe Franca nuk janë dakord”.

Presidenca franceze sqaroi gjithashtu se Macron ka zgjedhur Beaune për të realizuar takimin e pritjes, si një qytet që me monumentet historike dhe verën e mirë ilustron pasurinë e trashëgimisë franceze.