September 19, 2024
Rajon - Botë

Macron: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur fjalimin e tij në aeroport në Serbi bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Macron aty tha se Franca është një mik besnik i Serbisë.

“Dua t’ju them se Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomikë dhe kulturorë. Mendoj se i kemi përmirësuar rrënjësisht marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë. Faleminderit shumë për këtë vizitë, faleminderit për miqësinë tuaj. Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë”, tha Macron në fund të fjalimit të tij.

Ndërkaq, Vuçiq tha se “e gjitha bota” po komenton për blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca.

“Faleminderit për besimin tuaj, dua t’i përgëzoj të gjitha ekipet që e bënë aeroportin të duket ashtu siç duket, tha Macron, duke kujtuar se aeroporti i Beogradit menaxhohet nga kompania franceze Vansi”.