Maqedoni

LZ-Invest – Xhevahir Group është pronar i ri i “Shik Jellakut” (DOKUMENT)

“LZ-Invest” dhe “Xhevahir Group” është pronar i ri i “Shik Jellakut” – Tetovë. Siç ka arritur të sigurojë portali TetovaSot kontratën e shitblejres mes kompanisë “Jelak Gradba” dooel Tetovë – Miodrag Davidovic si shitës i “Shik Jellakut” dhe LZ -Invest dool Tetovë me pronar Xhevahir Lazami si blerës i “Shik Jellakut” e nënshkruar me datë 09.02.2022. Kontrata është nënshkruar nga avokati i “Shik Jellakut” dhe avokati i “LZ-Invest” si dhe pronarit të ri të “Shik Jellakut” Xhevahir Lazamit.

Por kush është kompania LZ Invest dhe Xhevahir Group.

Lz Invest Dooel MK” është kompani me prevojë shumë vjeçare si në Gjermani -Maqedoni- Kosovë. Është kompani ndërtimore e cila së fundmi ka arritur të realizojë disa projekte gjigande në Prishtinë dhe Ferizaj pas shumë projekteve në Gjermani. LZ-Invest ka investuar edhe disa projekte në Tetovë ku në të ardhmen do të jetë një ndër kompanitë që do të sjellë projektin më të bukur dhe me një arkitekturë më moderne në zonën e “Shik Jellakut”.

“Lz Invest Dooel MK” është kompani vizionare dhe me parime të qarta. Ajo gëzon reputacion serioz në Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni. Në ndërtimet e LZ-Invest dhe Xhevahir Group përdoret teknologjia e kohës së fundit dhe gjithmonë në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke mos anashkaluar assesi pjesën ekologjike.

TetovaSot së shpejti do të sjellë edhe ide projektin e “Shik Jellakut” një kompleks me një arkitetkturë më moderne dhe me një pamje që Tetova do të promovohet në të ardhmen dhe do ti jap Tetovës një frymë tejtër.

Kjo është edhe kontrata e shitblejres mes Daka Davidoviçit dhe Xhevahir Lazamit.

Këta janë disa nga punimet e Xhevahir Group dhe LZ-Invest