LSM: Protesta edhe më 2 dhe 8 prill, jo vetëm për 1 maj
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni, Sllobodan Trendafilov, ka paralajmëruar një seri protestash të organizuara nga sindikatat për të përmbledhur shqetësimet e tyre. Këto protesta synojnë të vendosin presion mbi institucionet për të adresuar çështjet që janë thelbësore për punëtorët dhe qytetarët.
“Punëtorët dhe qytetarët kanë zgjedhje dhe nuk kanë më arsyetim që të mos marrin pjesë në asnjë nga protestat e organizuara nga Sindikata e Maqedonisë. Më 2 prill po organizohet një protestë, e cila do të nisë para Shtëpisë së Punëtorëve dhe do të përfundojë para Gjykatës së Lartë. Le t’u tregojmë gjykatësve se duhet të jenë të guximshëm, duhet të fitojë ligji dhe drejtësia dhe sa më shpejt të nxjerrin një vendim të ri, me të cilin do t’ua kthejnë Shtëpinë e Punëtorëve punëtorëve, atyre që e ndërtuan”, u shpreh kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni, Sllobodan Trendafilov.
Sindikata e Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale ka planifikuar një protestë më 8 prill përpara godinës së LSM-së, duke kërkuar korrigjime në rregullimin e ardhshëm të pagave, veçanërisht për sektorin e shëndetësisë, ku shumë punëtorë ende nuk janë të kënaqur me rritjen e pagës minimale.
“Disa sektorë, siç është shëndetësia, nuk do të kenë korrigjim të pagave me rritjen e pagës minimale. Nuk do të marin as në fushën e arsimit, as në polici dhe disa fusha të tjera. “Më shumë se 20.000 punëtorë shëndetësorë mbeten pa asnjë përshtatje të pagës së tyre me rritjen e minimumit”, tha Trendafilov.
Trendafillov shtoi se përveq këtyre kërkesave janë përfshirë edhe kthimin e ushqimit për puntorët dhe transportin, transmeton TVM2.