LSDM: Zgjedhje nuk do të ketë
LSDM ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski ku kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Mickoski të ndërpresë me obstruksione, zgjedhje nuk do të ketë. Edhe gjatë festave, Hristijan Mickoski përsëri e tregon destruktivitetin e tij.
Mickoskin e interesojnë vetëm zgjedhje dhe si ta kapë pushtetin, edhe pse qytetarët dhe tërë opinioni është kundër.
Zgjedhje nuk do të ketë, shumica parlamentare është e rritur, është zgjedhur qeveri e re, Mickoski të ndërpresë me obstruksione dhe ta maltretojë opinionin me dëshirat e tij personale”, thanë nga LSDM-ja