Maqedoni

LSDM: Vota për VMRO-në dhe Siljanovska Davkovën do të jetë votë për ri-izolimin e vendit

LSDM theksoi se drejtimi i vendit do të përcaktohet në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, shkruan Alsat. Sipas partisë në pushtet, vota për VMRO-DPMNE dhe Gordana Siljanovska Davkovën do të jetë votë për ri-izolimin e vendit.

“Mjafton vetëm të shikosh se çfarë ndodhi në Shkup. DPMNE nuk solli asnjë ndryshim pozitiv, nuk solli asnjë reformë, vetëm katastrofë. E njëjta vlen edhe për propozimin për kandidat presidencial të opozitës në karakterin e Davkovës. DPMNE-ja nuk mund të sjellë ndonjë ndryshim pozitiv, sepse shansi i vetëm i vendit është anëtarësimi në BE – dhe ata janë kundër. Me DPMNE-në, nuk ka BE as në 100 vjet”, tha Bogdanka Kuzeska – LSDM.