LSDM: VMRO shpik postë për të sistemuar njerëzit e vet
“Edhe Vllatko Gjroçevin, VMRO-DPMNE e rregulloi në kolltuk, i krijoi pozitë shtetërore si koordinator kombëtar për demografi, rini dhe burime njerëzore. Qytetarët do të paguajnë mbi 105.000 denarë në muaj ose mbi 1 milion denarë në vit për funksionin fiktiv shtetëror të Gjorçevit. Përderisa Mickoski dhe VMRO-DPMNE thonë se nuk ka para për pagë minimale më të lartë, nuk ka para për arsimtarë, për punëtorë, po shpikin funksione për të akomoduar ish-funksionarë dhe anëtarë të DPMNE-së”. Kështu ka reaguar LSDM pas emërimit të Vllatko Gjorçevit për kkordinator.
LSDM-së thotë se gjatë vitit 2020, Gjorçev ka qenë në krye të Komisionit të Punës dhe Politikës Sociale ku ka bllokuar ligjet për rritje të pagave në arsim, pensionet dhe pagën minimale.
LSDM
“I njëjti Vlatko Gjorçev sot është shpërblyer nga Mickoski dhe DPMNE me pagë pesë herë më të lartë se minimumi dhe tre herë më e lartë se mesatarja. Kanë pak ministra, deputetë, drejtorë, ndaj filluan të shpikin poste për veten e tyre, siç është propozimi i ligjit për zëvendësdrejtorin e doganës. Epo, kjo është VMRO-DPMNE. Kanë gënjyer për çdo gjë që kanë premtuar”.
Sic thonë nga opozita, Mickoski dhe VMRO-DPMNE, kanë premtuar zvogëlim të pozitave zyrtare dhe tani po i rrisin. Ndërkaq në seancën e kaluar të Qeverisë përveç Gjorçevit për koordinatorë nacionalë u emëruan edhe Liliana Zaturoska dhe Verçe Micevska. Më herët si koordinatorë nacional u emëruan edhe Pavle Trajanovi, Blerant Ramadani dhe Sollza Gërçeva.