BallinaMaqedoni

LSDM: Toshkovski të pyes Mickoskin për koalicionin e fshehtë me BDI-në

E inkurajojmë Toshkovskin që të bëjë hetime dhe kallëzime penale kundër të gjithë politikanëve nga të gjitha partitë ku ka prova, por mund të fillojë nga vetja dhe Janushevi, akuzojnë nga LSDM.

“Në vend që të spiunohet me BDI-në, të shpjegojë se si ai dhe Janushev kanë bërë biznes me banesat në të njëjtën ndërtesë. Le të dalë dhe t’i tregojë publikut se si kanë arritur në banesat komode me Janushevin dhe në çfarë procedure.

Sa i përket BDI-së, siç duket Mickoski nuk e ka njoftuar se janë në koalicion të fshehtë. BDI siguroi shumicën për VMRO-DPMNE-në për ndryshimet me të cilat u bënë edhe katër ministri të tjera për të vendosur kuadro partiake. Do të shohim se cili është çmimi për këtë, por koalicioni tashmë është bërë.

LSDM e ka të gjithë dokumentacionin për rastin e dhuratës prej 325 mijë eurosh dhe do ta publikojë”, thuhet në njoftimin LSDM-së.