LSDM për ndryshimet e Kodit Penal: Konfiskimi i zgjatur është një armë kundër krimit
Nga LSDM e shohin si pozitive ndryshimet ligjore që mbrëmjen e djeshme u miratuan për ndryshimin e Kodit penal, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se ndryshimet mundësojnë konfiskim të zgjeruar për vepra të ndryshme penale.
“Konfiskimi i zgjeruar që parashikohet me ndryshimet e Kodin Penal është një armë në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndryshimi i nenit 98-a të Kodit Penal krijon një mundësi ligjore për zbatimin më të madh të masës së konfiskimit nga gjyqtarët duke zgjeruar fushën e krimeve për të cilat mund të zbatohet konfiskimi i zgjeruar. Kjo nënkupton gjithashtu rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme. Ndryshimi i Kodit Penal është edhe në drejtim të harmonizimit me legjislacionin europian, sepse arrihet në përputhje të plotë me Direktivën 2014/42/BE”, thonë nga LSDM.