May 3, 2024
Maqedoni

Gazetari Saliu u drejtohet deputetëve që votuan ndryshimet e KP: Qen bre jeni, bash qen!

Shkruan: Furkan Saliu, gazetar

Pas ndryshimeve në Kodin penal më sillet një dilemë në kokë… A ia vlen të lirohet të gjithë kriminelet që kanë keqpërdorur djersën e qytetarit, paranë e qytetarit me qëllim që të kalojnë ndryshimet kushtuese?

Reagimi i parë është ok, le të shpëtojnë vetëm të anëtarësohemi në BE. Ama kur ta mendosh më mirë, shihni bre kush shpëton…

Politikanë që janë ushqyer me gjakun e qytetarët. Politikan që kanë krijuar trazira të përgjakshëm vetëm të vjedhin rehat.

DEPUTET – i dërguar i qytetarëve në Kuvendin republikan. Pash Zotin më tregoni a ia dini peshën pozitës që e mbani?

Mijëra qytetarë ua kanë dhënë besimin që ti përfaqësoni aty ku vendoset për fatin e tyre. Çka bëni ju? Me dy duar ua ngulni thikën pas shpine. Fëmijëve të votuesve tuaj u thoni: Vidhni sa të mundeni, lëreni hallallin dhe haramin se ato janë vetëm koncepte joreale për shtetin ku po jetojnë.

O izoloni o vëllezër e motra. IZOLONI! Trajtoni ashtu si e meritojnë! Mos komunikoni, mos i përshëndetni, mos i ulni në krye të vendin, mos vraponi pas atyre për një vend pune, mos dilni me i votu se votën tuaj e shohin si një euro më shumë.

Leni se nuk ngopen asnjëherë. Merrni pasaportat e tua lëmë këtë shtet se ashtu e kanë privatizuar që moti.

Dy tre grupe që bashkëpunëtorët i ndërrojnë sipas nevojës, ligjet i ndryshojnë sipas nevojës, ngjyrat partiake i ndryshojnë sipas nevojës, ideologjinë ua dikton situata e besimin posti.

Qen bre jeni, bash qen!

Jo, jo nuk jeni as qen. Ata së paku janë besnik deri në fund të jetës, ju as liderit që ia puthni dorën nuk i qëndroni besnik pasi ti bëni 2-3 milion. 🤮🤮🤮🤮🤮🤮