LSDM: Milloshoski punon kundër Maqedonisë
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “dora e djathtë e Mickoskit dhe burim i dëshmuar i lajmeve të rreme, Antonio Milloshoski, ka shkuar në Uashingon të lobojë që të mos nisen bisedimet për anëtarësim në BE”.
Ata shtojnë se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot në Uashington, në margjinat e konferencës për siguri transatlantike tha se bisedat me njerëz del konkludimi se edhe këtë dhjetor, Maqedonia nuk do të merr datë për nisje të bisedimeve.
“Milloshoski në vend që të kërkojë nga BE të merr vendim që sa më shpejt shteti ynë të fillojë procesin e bisedimeve me BE-në, ai bën të kundërtën, punon për bllokim të eurointegrimeve”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, VMRO-DPMNE e Mickoskit është kundërshtare e dëshmuar e eurointegrimeve dhe është parti politike që dëshiron ta kthejë vendin në izolim.