Maqedoni

LSDM mbështet rezolutën e VMRO-së për kontestin me Bullgarinë

Si rrallë herë pushtet edhe opozitë bëhen bashkë për ndonjë iniciativë. LSDM-ja e pranoi Rezolutën të cilën VMRO-DPMNE do ta dorëzoj në Parlament. Zëdhënësi i kësaj partie, Kostadin Kostadinov në pres konferencë tha se identiteti dhe gjuha maqedonase nuk mund të jenë kusht për përparimin evropian të shtetit. Ai më tej tha se deri tek ata nuk është propozim zyrtar dhe se në përputhje me Kushtetutën, VMRO-DPMNE duhet zyrtarisht deri te secili deputet ta dërgon Rezolutën, megjithatë me aq sa kanë parë nga mediat, e pranojnë Rezolutën.

Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së

“Pozicionet e LSDM-së në lidhje me gjuhën maqedonase dhe identitetit maqedonas janë të qarta si kristali dhe shpeshherë deri më tani janë thënë në opinion. Edhe popullit tonë edhe tërë opinionit ndërkombëtar. Nëse Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të sigurt në këtë, nëse iu duhet dëshmi edhe në kuadër të Parlamentit, ne si shumicë konstruktive parlamentare pa asnjë problem mund të bëhem edhe asi hapi dhe do ta pranojmë Rezolutën, ashtu siç është, siç pamë nga mediat, sepse propozim zyrtarë deri te ne si deputetë nuk ka”.

Opozita maqedonase sot zhvilloi takime me grupte parlamentare për mbështetje të rezolutës së tyre, me partitë e vogla maqedonase. Ndërsa siç, njofotoi deputeti i VMRO-së Antonio Milloshovski, nesër do të zhvillojnë takim me grupet paralmentare të Koaliconit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa dhe BDI-së.

Antoni Milloshovski, deputet I VMRO-DPMNE-së

“Takimi i sotëm ishte produktiv dhe në princip, vlerësuam se thelbi i kësaj rezolute mund të jetë e dobishme politikisht edhe për Kuvendin e Maqedonsië, por edhe për diplomacinë maqedonase edhe për miqtë tani në korrniza të BE-së”.

Koalicioni Aleanca për Shqiptart dhe Alternativa, ende nuk kanë qëndrim lidhur me këtë çështje.

Ilire Dauti, dputete e Aleancës për Shqiptarët

“Ne duhet ta formojmë qëndimin tonë dhe më pas, në kohë do të jeni të informuar për të”.

Mickoski draft rezolutën për vijat e kuqe në lidhje me problemin me Bullgarinë e prezantoi të premten. Sipas tij, ky nuk është tekst ekskluziv i partisë, por një propozim i bazuar në përkufizimet dhe pikëpamjet e deklaruara publikisht të ASHAM , Universitetit Shën Kirili dhe Metodi si universiteti më i vjetër në vend dhe Kishës Ortodokse Maqedonase.