May 22, 2024
Maqedoni

LSDM: Kryetarët e komunave nga VMRO-ja bëjnë lukse me paratë e qytetarëve

Zëdhënësja e partisë në pushtet LSDM, Bogdanka Kuzeska, thotë se kryetarët e disa komunave të udhëhequra nga kuadrot e VMRO-DPMNE-së, janë tronditur nga një sërë skandalesh. Sipas Kuzeskës, për dy vjet pushtet, kryetarët e DPMNE-së kanë zero rezultate, por një sërë skandalesh. Ajo thotë se skandali i fundit është me udhëtimin siç e quan ajo, udhëtim ekzotik të kryetarit të Ohrit, Kiril Pesakov.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Derisa Ohri po fundoset çdo ditë, Pesakov lundron në një lundrim ekzotik së bashku me sekretarin e komunës së Ohrit, si dhe me njerëz të tjerë nga kabineti i tij. Nuk ka asnjë përgjigje se sa para kushton ky udhëtim ekzotik dhe me shpenzimet e kujt lundron Petsakov?Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjeorgjievski, është pikasur nga publiku në një foto i veshur me një orë luksoze me vlerë rreth 8 mijë euro. Nuk ka përgjigje, nga i ka marrë Gjorgjievski mijëra euro për një orë kaq luksoze? Komuna e Shtipit po merret me DPMNE-në në një aferë kumbare-familje për tender 20 mijë euro”.

Për të gjitha këto skandale, sipas zëdhënëses e LSDM-së, ka vetëm heshtje nga Hristijan Mickoski. Sipas Kuzevskës, në këtë rast heshtja do të thotë miratim.