LSDM ia kërcënon kandidatin në Çashkë, BDI i mbështet LSDM në Shkup dhe Kumanovë
Kandidati shqiptar për Komunën e Çashkës, Suat Shaqiri i cili garon me siglën e BDI-së në këto zgjedhje por për shkak të specifikave të kësaj komune dhe që e njëjta të drejtohet nga një shqiptar, kandidaturën e tij e kanë mbështetur edhe blloku i partive politike shqiptare ASH, Alternativa dhe BESA. Ai në garë në rrethinë e dytë është Goran Stojanovski nga LSDM-ja, partia e kryeministrit Zoran Zaev, partneri i koalicionit të BDI-së. Shaqiri në një postim në profilin e tij në fb ankohet për presione dhe kërcnime nga zyrtar të lartë të LSDM-së.
Ja postimi i tij i plotë:
Të gjithë qytetarët e Komunës së Çashkës janë dëshmitarë së në këtë periudhë të fushatës zgjedhore vizitori më i shpesht i të gjitha vendbanimeve është Ministri i punëve të Brendshme Oliver Spasovski. A duhet të pyesim se çka e lidh kaq shumë Goranin në ikje me këtë vizitor.
Bashkëqytetarë të Çashkës mos lejoni të jeni pjesë e reflektimit të vizitorëve të pa peshë edhe ato mund ta reflektojnë pushtetin por nëse ne jemi të vendosur të mos ua japim mbështetjen besoj thellë se ato sdo të mund të shfaqën as edhe në mesin e shoqërisë
Thuaju jo presioneve
Thuaju jo manipulimeve
Asnje herë për asnjë moment vendet tona nuk kanë qenë kaq shumë te vizituar nga njerëz që vendeve tona nuk u ngjasojnë.
Vota është e shenjtë dhe shumë e rëndësishme e gjithe kjo është per çdo qytetar të Çashkës pa dallim kombi dhe feje.