May 14, 2024
Maqedoni

Kërkimet ende vazhdojnë, por Pacolli thotë se kanë ndërruar jetë 3 shtetasit e Kosovës që ranë në lumin Lepenc në RMV

Edhe pse në terren po vazhdojnë kërkimet për 3 shtetasit e Kosovës të cilët pasditen e djeshme pas një aksidenti ranë në lumin Lepenc në afërsi të tunelit në rrugën Shkup-Bllacë, ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se tre anëtarët e familjes Pacolli kanë ndërruar jetë.
“E përjetoi me dhimbje 😡😡😡 tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!🙏🙏🙏”, ka shkruar Pacolli në Facebook.