Maqedoni

LSDM-BDI dhe VMRO arrijnë marrëveshje për të bllokuar propozim ligjin për shtetësinë!!?

Edhe sot dështoi tentimi i shumicës në tentimin e tyre,siç thonë ,,zhbllokimin e Kuvendit” meqë u arrit marrveshje mes grupeve parlamentare.
Por sipas informacioneve që ka arritë të siguroj portali ,,infomagazina”
nga Kuvendi thonë se LSDM-BDI dhe VMRO kanë arritë një marrveshje të fshehtë sipas së cilës do të anashkalohet propozimi i opozitës shqiptare Aleanca dhe Alternativa për shtetësinë.
Mbetet shqetësues fakti se opozita shqiptare gjatë gjithë kohës ka qenë konstruktive dhe ka mbështet ligjet me rëndësi të veçantë për qytetarët por se pushteti vazhdon të sillet me arrogancë dhe kokfortësi ndaj opozitës duke mos pranuar propozim ligjin për Shtetësinë.
Nga Aleanca dhe Alternativa thonë se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se do të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat demokratik për të zgjidhur çështjen e shtetësisë për shumë qytetarë që tani më 30-të vite janë as në tonë as në qiell, thonë nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa