LSDM akuzon qeverinë për nepotizëm! Kuzevska: Emërohen familjarë të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së!
LSDM ka akuzuar qeverinë aktuyale për nepotizëm. Në mënyrë të pamatur dhe pa turp, në vazhdimësi emërohen familjarë të zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të punësuar nën ombrellën e shtetit, në kurrizin e qytetarëve. I fundit është rasti skandaloz ku është përfshirë Ljupço Andonovski, babai i ministrit të transformimit digjital në Qeveri – Stefan Andonovski.
Babain e ministrit Mickoski e emëroi për këshilltar në Qeveri.
Vëllai i ministrit Stefan, Igor Andonovski, para disa muajsh është emëruar në krye të departamentit të ANB-së për qytetin e Shkupit, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
“Pra, një djalë është ministër në qeverinë e Mickoskit, tjetri është shef i ANB-së, dhe babai është këshilltar i qeverisë. Ky është një shembull klasik i nepotizmit dhe konfliktit të interesit. Ky është turp dhe fyerje për qytetarët. Kërkojmë që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të hapë urgjentisht një rast dhe të marrë masa. Ndërkohë që mijëra të rinj dhe të aftë po largohen nga vendi në kërkim të punës, pozitat e larta në institucione janë të rezervuara ekskluzivisht për të afërmit e zyrtarëve aktualë dhe ish funksionarëve të DPMNE-së.Kjo tregon edhe një herë natyrën e vërtetë të kësaj qeverie – në vend të kompetencës dhe meritës, kriter vendimtar për gjetjen e vendeve të punës dhe posteve janë lidhjet familjare dhe partiake, e jo paaftësia. Prandaj kërkojmë dhe presim që Komisioni Kundër Korrupsion të veprojë sa më shpejt në përputhje me kompetencat e tij dhe të mbrojë shtetin nga abuzime të tilla skandaloze. Maqedonia duhet të jetë shtet i drejtë dhe ligjor, jo shtet i nepotizmit dhe korrupsionit”, deklaroi Kuzevska nga LSDM.