Maqedoni

Lloga: Zhvillimi i sektorit civil në shoqëri është me një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerat demokratike

Zhvillimi i sektorit civil në shoqëri është me një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerat demokratike të një vendi, që kontribuon në shtytjen dhe fuqizimin e ndërgjegjësimit qytetar, theksoi sot ministri o drejtësisë, Krenar Lloga.

“Roli dhe kontributi i tij në promovimin dhe ndërtimin e kulturës demokratike në të gjitha nivelet shoqërore është shprehje e nevojës për bashkëpunim të ndërsjellë me institucionet, me synimin për të mundësuar një përgjigje efikase ndaj sfidave në vend”, shtoi Lloga.

Sipas tij është jashtëzakonisht e rëndësishme të inkurajohet pjesëmarrja e publikut dhe organizatave të shoqërisë civile në krijimin dhe zbatimin e politikave publike, si dhe pjesëmarrja e tyre në monitorimin aktiv të procesit të reformës, i cili kontribuon drejtpërdrejt në demokratizimin dhe evropianizimin e shoqërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.