Lloga: VMRO na sulmon me shpifje, sepse ua prishëm ëndërrat anti BE dhe anti perëndim
Akuzat që VMRO-DPMNE ka lëshuar ndaj tij dhe eksponentëve të tjerë të Aleancës për Shqiptarët, sekretari organizativ i kësaj partie dhe ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, i ka cilësuar si shpifje që kanë për qëllim vetëm hakmarrjen politike.
Ai tha se është nga njerëzit që bashkë me subjektin, ASH-në, ia prishën VMRO-së ëndërrat kundër Bashkimit Evropian dhe perëndimit.
“Mua më vjen mirë që VMRO ka drejtu akuza drejt meje, sepse ashtu si në 2017 edhe në 2023 ne e kemi shkatërruar ëndërrën e tyre që është ëndërra anti BE dhe anti perëndimit. Dhe këto akuza te unë kanë qenë të derejtuara për arsye sepse unë kam qenë një nga këto njerëz brenda ASh që ka kontribuar që të krijohet kjo ekodistancë mes tyre. Akuzave të tyre prokuroria u ka dhënë përgjigje seë janë tpavërteta. Mandej shtrohet pyetja se dy vite më parë ata mkanë dhënë votën me unanimitet për mu që të jem anëtar i KSHZ dhe në mungesë të fakteve për të sulmu ASh-në dhe eksponentë të saj ata janë marrë me të pavërteta dhe duke ushqy pjesën e tyre të popullit dhe militantëve me gënjeshtra që skanë të bëjnë me të vërtetë”, deklaroi ministri Lloga.