May 15, 2024
Maqedoni

Lloga priti në takim djaloshin nga Saraji, autor i librit për historinë e lavdishme të Dervendit

Është ndjesi e veçantë kur sheh nga afër entuziazmin, talentin, e veçanërisht suksesin e të rinjve.
Një kënaqësi të tillë pata sot, gjatë takimit me Ill Rustemin, i lindur në vitin 2005 në Arnaqi të Shkupit, ende nxënës u shkollës së mesme dhe tanimë që në moshë të re, autor i librit “Sfidat Kombëtare në Dervend të Shkupit: 1940-1945”.
U befasova nga aftësia dhe guximi i një të riu që t’i qaset një pune kërkimore, për një epokë mjaft të rëndësishme të historisë kombëtare dhe ndjehem i nderuar që një kopje të veprës ma dhuroi sot personalisht në zyrat e mia.
E inkurajoj Illin, por edhe të gjthë bashkëmoshatarët e tij që të vazhdojnë me përkushtim, mësimet, studimet dhe të punojnë po me kaq zell. Ata janë shpresa e këtij vendi dhe këtij populli, por edhe dëshmia më e mirë se me punë e përkushtim mund të arrijmë suksese që i thyejnë të gjitha tabutë e normat tradicionale./Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë