Lloga nuk ndalet me të burgosurit, i kërkon Pendarovskit të mbledh Këshillin e Sigurisë
Ministri i drejtësisë së Maqedonisë së Veirut, Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se do ti drejtohet me një letër presidentit të vendit Stevo Pendarovksi, në të cilën do të kërkojë të thëret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Në këtë takim, ministri Lloga do të kërkojë shqyrtimin e situatës në burgjet e vendit dhe situatën me mbi 2800 të dënuar me akt udhëzimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit për shkak të mungesës së hapësirave, e të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë shoqërinë dhe mundësinë që veprat e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë të inkurajohen që t’i përsërisin të njëjta, shkruan Top24
Ministri Krenar Lloga do t’i dërgojë një letër të veçantë Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK dhe AZ, ku do të kërkohen informacionet e njëjta.