May 20, 2024
Maqedoni

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor: Kemi presione politike për rikthimin e amnistisë së Ivanovit

Përzierja e politikës në gjyqësi në shtetin tonë është e dukuri e pranishme dhe kjo tashmë është notuar si problem i cili e çrregullon pavarësinë e saj. është fakt se nuk respektohet parimi kushtetues i ndarjes së pushtetit. Ekzistojnë situata të tentimeve për përzierje të drejtpërdrejtë të politikës dhe të autoriteteve të tjera, për shkak të realizimit të agjendave të cilat nuk janë në korelacion të sundimit të së drejtës dhe të kompetencave të pushtetit gjyqësor. Por, ne si Gjykatë supreme dhe si gjykatë më e lartë në shtet nuk lejojmë dhe nuk guxojmë të lejojmë përmes tentimeve të tilla të çrregullohet pavarësia e gjyqësisë dhe me të të rrënohet imazhi i saj, përkatësisht imazhi dhe autoriteti i Gjykatës supreme, thotë kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi.

Në intervistë për SDK.mk Ademi, thekson se nuk guxojnë të lejojnë interesat politike të shkelen në kurriz të gjyqësisë dhe se prandaj është me rëndësi integriteti personal dhe kultura gjyqësore që e e ka ndërtuar gjatë viteve secili gjykatës, por me rëndësi është solidariteti mes gjykatësve, sepse kjo u dërgon porosi edhe atyre që bëjnë presione, por edhe opinionit se gjyqësia do të mbiketojë në vlerat e veta themelore.

Lidhur me vizitën e kohëmëparshme në Gjykatën supreme të ambasadores amerikane, Anxhela Ageler, Ademi thotë se ambasadorja amerikane dhe SHBA-ja janë miq të gjyqësisë dhe ardhja e saj ishte në atë drejtim.

“Mes të gjitha çështjeve që janë biseduar, u përfshinë edhe tema të interesit publik. Ambasadorja pati takim me mua, me zëvendëskryetarin dhe me të gjithë gjykatësit e Gjykatës supreme për të dhënë mbështetje se gjykatësit suprem duhet ta zbatojnë me konsekuencë Kushtetutëln dhe ligjet dhe se nuk duhet hequr dorë nga ato vlera. Këto vlera dhe parime duhet të respektohen edhe gjatë përcaktimit të qëndrimeve parimore dhe mendimeve juridike nga ana e Mbledhjes së përgjithshme, përfshirë edhe për Nismën e cila shkaktoi inteeres në opinion”, thotë Ademi në intervistë për SDK.mk.

E pyetur, si duken ato presione, Admei theksoi se politika çdoherë ka potencial të shfrytëzojë ndikime në mënyra të ndryshme.

“Realisht, çdoherë është i prnaishëm kërcënimi se mund të shkarkohen gjykatësit e Gjykatës supreme dhe në këtë drejtim të përdoren lajme të tjera dhe të rrejshme. Këshilli gjyqësor duhet të jetë mbrojtës i gjyqësisë”, thekson Ademi.

Lidhur me qëndrimin e sjellur të Gjykatës supreme për amnistinë e ish-presidentit Gjorge Ivanov në rastin “Trajektorja” dhe nismës së tërhequr nga avokati Mile Naumovski, Admei thekson se si gjykatëse shumëvjeçare dhe si kryetare, qëndrimi i saj personal është se në “këtë situatë dhe me vendposje të këtillë të nismës së tërhequr, ne nuk do të kishim kushte të diskutojë Mbledhja e përgjithshme”.

“Unë jam e sigurt se gjykatësit e Gjykatës supreme në cilën do situatë dhe për çfarëdo çështje të ndjeshme do t’i kenë paraasysh Kushtetutën, ligjin dhe marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare. Në të vërtetë, garantoj se kjo përbërje e gjykatësve nuk është vasale e asnjë partie poltike, por i shërben ligjit dhe parimeve etike”, thekson Ademi.

Kryetarja e Gjykatës supreme, Ademi, gjithashtu, thotë se kur janë sjellur ndryshimet e Kodit penal, për fat të keq, Gjykata supreme është anashkaluar, edhe pse Ministria e Drejtësisë në pajtim me Ligjin për gjykata ka obligim ligjor për ligje të cilat kanë të bëjnë me çështje të statusit për gjyqësinë, t’i drejtohet Mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës supreme e cila duhet të diskutojë dhe të japë mendime dhe vërejtje për to.