Lloga nikoqir i Forumit për drejtësi BE-Ballkani Perëndimor
Krenar Lloga si Ministër i Drejtësisë, këtë vit, do të jetë nikoqir i Forumin Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Shkup më 26-27 tetor 2023.
“Gjatë punimeve të Forumit do të drejtohem në dy sesionet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe reformat në gjyqësor, si dhe luftën agresive ruse kundër Ukrainës”, shprehet Lloga.
Mbajtja e këtij Forumi paraqet mundësi e shkëlqyer që së bashku me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të diskutojmë tema që na bashkojnë dhe na prekin të gjithëve, si qytetarë të vendeve evropiane të traditës dhe sistemeve ligjore.