Lloga nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Sheval Muaremit
Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajanit, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Kërkesat, siç theksojnë nga atje, pasi të përkthehen do t’i përcillen Ministrisë së Punëve të Jashtme për procesuim të mëtejshëm deri te Emiratet e Bashkuara Arabe.
MPB kohë më parë dorëzoi flet-arrest ndërkombëtar për Sheval Muaremin.
Flet-arrest ndërkombëtare është paraqitur edhe për shtatë persona tjerë, në mesin e të cilit është edhe Çajani.