May 16, 2024
Maqedoni

Lloga i përgjigjet deputetit të VMRO-së: Ju ishit në koalicion me Ramiz Merkon! (Video)

A beson Ministri i Drejtësisë se mund të ketë një trajtim të paanshëm ndaj rastit të Ramiz Merkos?, ishte pyetja e parashtruar nga ana e deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE ndaj ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve.

Ministri Lloga u përgjigj duke ia kujtuar Stojanovskit se VMRO-DPMNE ka qenë në koalicion me Merkon, shkruan Lideri.mk.

“ Që nga 2013-2017, kur unë isha Sekretar i Komunës së Strugës, në qeverisje ishte VMRO DPMNE. Ku ishte atëherë partia që të vepronte!? Ju në atë periudhë e mbronit Merkon. Unë, madje dërgova edhe letër deri te Gordana Jankuloska”, tha Lloga duke shtuar:

“Më së paku 20 iniciativa lidhur me Ramiz Merkon janë parashtruar nga ana e Ziadin Selës, jo vetëm deri te Prokuroria Themelore Publike në Strugë, por edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucionet tjera.

Kur të marr një raport nga Këshilli Gjyqësor për mbikëqyrjen e bërë në gjykatën në Strugë, atëherë do të kërkoj takim me ta për të më informuar për atë se çfarë kanë konstatuar”./Lideri

Video e përgjigjes në këtë Link: https://fb.watch/luEoVyJ5Fa/?mibextid=cr9u03