Shqipëri

LIVE – Mosbindja civile e opozitës në Tiranë! Bllokohen 5 pika kyçe në kryeqytet – përplasje me policinë, hidhet ujë me presion drejt protestuesve

Opozita ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Opozita zhvillon protestën e saj kombëtare në kuadër të aksionit të mosbindjes civile. Mbështetësit e PD kanë bllokuar 5 pika kyçe në kryeqytet. Protestuesit bllokuan sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugës për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale. Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve, duke shtyrë protestuesit. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga.

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE NGA MOSBINDJA CIVILE NË TIRANË

Ora 18.05 Tedi Blushi dhe Luan Baçi hipin mbi autobotin e ujit
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe deputeti i PD, Luan Baçi kanë hipur mbi autobotin e ujit të policisë.

Ora 17.50 Flamur Noka flet me altoparlant: Protesta nuk ndalet nipi i Spiro Kolekës me nipin e Enverit duan të ndërhyjnë me dhunë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur me altorparlant te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit duke deklaruar se ndaj protestuesve do të ushtrohet dhunë. Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha kanë dhënë urdhër që policia të ndërhyjë dhe të shpërndajë mbështetësit e opozitës.

“Banditët e pushtetit janë të tmerruar nga mosbindja civile e opozitës. Rruga e vetme që nipi i Spiro Kolekës bashkë me nipin e Enver Hoxhës kanë gjetur është që të bëjnë presion dhe të intervenojnë me dhunë. Ta harrojnë. Nuk ndalet fryma e revoltës dhe mosbindjes civile e popullit shqiptar. Do bëjnë ata përpjekjet e tyre, por populli do i japë atë që meritojnë. Fundi i diktatorëve dihet. Këtë fund do kenë. Nuk mbahet kurrë pushteti me dhunë. I ati shpirtëror i Edi Ramës, Enver Hoxha dhe Rramiz Alia u përpoqën ta mbajnë me dhunë. Kurrë një popull nuk mbahet me dhunë. Këta mendojnë se shqiptarët mund t’i sundojnë dhe jo t’i qeverisin. Ta harrojnë!“, tha ai.

Ora 17.45 Protestuesit i bie të fikët te Pallati me Shigjeta, Bardh Spahia i jep ndihmën e parë (VIDEO)
Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët. Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.

Ora 17.40 Pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Protestuesit bllokuan sheshin Wilson, kryqëzimin e Rrugës së Elbasanit, Pallati me Shigjeta, rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe Bashkia e Tiranës. Policia kërkoi nga protestuesit të lirojnë rrugës për të mos paralizuar qarkullimin e automjeteve, duke përsëritur se kjo është kundravajtje penale. Rezistencës së protestuesve policia iu përgjigj duke ndërhyrë për hapjen e rrugëve, duke shtyrë protestuesit. Te Bashkia e Tiranës, Policia përdori edhe makinën e ujit për të larguar mbështetësit e opozitës nga rruga.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456789101112PreviousNext
Ora 17.30 Makina e policisë hedh ujë me presion drejt protestuesve
Te Bashkia e Tiranës ka tensione të shumta, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion ndaj protestuesve me synim shpërndarjen e tyre. Raportohet se disa protestues janë dëmtuar si pasojë e presionit të ujit.

Ora 17.25 VIDEO/ Mosbindja civile e opozitës, një protestuesi i bie të fikët
Nuk ndalen incidentet në protestën e sotme të Partisë Demokratike, e cila është shpërndarë në 5 pika kryesore të Tiranës. Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se tek Pallati me Shigjeta, një protestuesi i ka rënë të fikët. Siç shikohet nga pamjet, qytetarët e tjerë janë pranë personit që i ra të fikët, për t’i ardhur në ndihmë. Ndihmën e parë qytetarit ia ka dhënë Bardh Spahia.

Ora 17.23 Përplasje te sheshi Wilson
Një tjetër përplasje e fortë ka ndodhur te sheshi Wilson, duke iu bashkuar në këtë mënyrë 4 pikave të tjera ku po protestohet. Petrit Vasili pretendon se është goditur nga punonjës të policisë, ndërsa policia ka kërkuar që të lirohet rruga. Ka një përplasje fizike mes punonjësve të policisë dhe protestuesve.

Ora 17.20 Opozita bllokon rrugën te Bashkia e Tiranës, ndërhyn Policia
Një përplasje tjetër është regjistruar mes protestuesve dhe Policisë në zonën e Bashkisë së Tiranës, një nga 5 pikat që mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugën. Ka pasur një përplasje fizike mes protestuesve dhe punonjësve të policisë. Kjo e fundit ka kërkuar që të mos bllokohen rrugët.

Ora 17.18 Tensione dhe përplasje, Policia nis shpërndarjen e protestuesve. Ç’po ndodh me protestën e opozitës
Tensione dhe përplasje në protestën që po zhvillon opozita në Tiranë, ndërsa ka pasur akuza për dhunë nga ana e forcave të rendit ndaj mbështetësve të opozitës. Policia ka kërkuar zhbllokimin e rrugës në 5 akset që janë bllokuar nga protestuesit. Protestuesit janë përqëndruar te Bashkia, Ura e Elbasanit, sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Pallati me Shigjeta.

Ora 17.16 Protestuesit bllokojnë Rrugën e Elbasanit
Policia i ka drejtuar thirrje protestuesve që të largohen nga Ura te Rruga e Elbasanit dhe të zhbllokojnë rrugën.

Ora 17.10 Bylykbashi përplaset me policët civilë te Zogu i Zi
Deputeti i PD Oerd Bylykbashi është përfshirë në një përplasje verbale me dy punonjës civil të policisë pranë Zogut të Zi. Dy protestues janë shoqëruar nga punonjësit e policisë pas bllokimit të rrugës në këtë zonë, e cila ka sjellë edhe përplasjen verbale.

Ora 17.07 Përplasje te Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi
Përplasje mes deputetëve dhe forcave të policisë në të paktën 2 nga pikat ku mbështetës të opozitës po protestojnë. Përplasjet kanë ndodhur fillimisht te Ura e Rrugës së Elbasanit dhe paralelisht me të edhe te Zogu i Zi.

Ora 17.05 Policia bën shoqërimet e para për bllokimin e rrugëve
Deputetët Flamur Noka dhe Xhelal Mziu janë parë pranë vendit ku ka ndodhur përplasja mes protestuesve dhe efektivëve. Policia ka shoqëruar disa persona pas përplasjes.