Lista e zezë e Departamentit amerikan të Shtetit, vlerësohet se do të zgjerohet me emra të tjerë
Ish-kryetari i Kaçanikut nga radhët e PDK-së, Xhabir Zharku, nuk ka dashur të komentojë për vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, që e futi në listën e zezë të tyre, shkaku i aferave korruptive. Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se kjo listë mund të zgjerohet.
Gjatë pati problem me ligjin ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e ato duket se i janë shtuar.
Qeveria jep detaje nga takimi i Bislimit me Petkoviqin në Bruksel…Orari për dy ndeshjet miqësore të Kosovës…Osmani – Welch: Rezoluta e Senatit Amerikan konfirmon se anët…IOC lëshon kufizime të reja për atletët nga Rusia dhe Bjellorusia…Francis Ngannou thotë se është mashtruar përpara luftës me Anthony …
Shkaku i aferave korruptive, ish-zyrtari i PDK-së, është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Por, një ditë pas këtij vendimi, Zharku nuk ka dashur të flas për këtë për Dukagjinin, madje duke ofenduar me arsyetimin ‘se kur ishte shpall i pafajshëm nuk u kontaktua nga askush’.
Megjithëkëtë, Zharku, i kishte shpëtuar drejtësisë në Kosovë dhe akuzave për korrupsion, vetëm pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar sepse ishte arratisur nga vendi, duke ikur në Suedi pasi ishte dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.