Maqedoni

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimi i benzinave pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ulet për gjysmë denari. Një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 82,5 denarë, ndërsa BS-98, 84,5 denarë. Edhe çmimi i naftës do të ulet për gjysmë denari, një litër naftë do të kushtojë 76,5 denarë. Edhe vaji ekstra i lehtë do të ulet për gjysmë denari, një litër do të kushtojë 75,0 denarë.