May 16, 2024
Maqedoni

Lirim Alimi emërohet drejtor i ri i shkollës “Bratstvo Migjeni” në Tetovë

Lirim Alimi eshte emëruar drejtor i ri i shkollës “Bratstvo Migjeni” në Tetovë.

“Ndjehem i privilegjuar per besimin e postit të drejtorit në SHFK ” Bratsvo-Migjeni ” është nder dhe përgjegjësi e madhe për mua, do të jap maksimumin tim dhe gjithmonë do të jem në shërbim të kolegëve dhe më të shtrejntëve tanë, nxënësve”, ka shkruar Alimi pasi ka pranuar vendimin.
“Falemnderoj miqtë dhe familjen time për përkrahjen dhe ju falemnderoj të gjithë juve për urimet, sukseset ju ndjekshin kudo”, shton ai.