Maqedoni

Ligji i amnistisë, Lloga u kërkon partive të qartësojnë qëndrimin

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga i ka bërë thirrje deputetëve që ta mbështesin dhe ta votojnë Ligjin për Amnisti. Lloga njofton se koordinatorëve të partive politike u ka dërguar shkresë disa herë, që të prononcohen për këtë propozim-ligj.

Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë

“Ministria e Drejtësisë disa herë u ka dërguar shkresa koordinatorëve të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të prononcohen për propozim Ligjin e ri për Amnisti. Nga ata u kërkua që në afat sa më të shkurtë të mundur ta shqyrtojnë dhe të prononcohen për zgjidhjen ligjore, duke dhënë vërejtet dhe sugjerimet e tyre”.

Duke komentuar ligjin për amnisti, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se Qeveria do ta rishikoj ligjin në seancën qeveritare dhe pastaj ligji dorëzohet në Kuvend ku do të hapet debat në të cilin deputetët mund të thonë mendimet e tyre. Ndërsa referuar VMRO-DPMNE-së të cilët paralajmëruan se do ta bllokojnë ligjin, ai tha se kjo parti vetëm di të blllokoj.

Dimitar Kovaçëvski, kryeministër

“VMRO – DPMNE nuk përkrah asgjë. VMRO-DPMNE e ka bllokuar edhe këtë projekt për korridorin 10, nëse e mbani mend. Ato kur bllokojnë, bllokojnë pa argumente, e kanë si mënyrë e punës dhe e ekzistimit të tyre. Ne si Qeveri do ta rishikojmë ligjin në njërën prej seancave të Qeverisë dhe pastaj normalisht sipas procedurave do të dorëzohet në Kuvend, ku të gjithë grupet parlamentare do të mund ta thonë mendimin e tyre”.

Ministrin Lloga, lideri i VMRO-së e quajti fejbukxhi dhe tha se ai ka për qëllim të amnistoj persona kriminel, ndërsa nuk janë përfshirë personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, të cilët sipas Mickoskit veprat i kanë këryer vetëm përshkak ndjenjave patriotike dhe pasi që e duan Maqedoninë e Veriut. Më tej, ka thënë se megjithatë pasi ta kenë tekstin e ligjit, do të komentojnë për të.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Këta fejsbukxhi janë mësuar të paraqesin ligje për amnisti, me të cilin kanë për qëllim të amnistojnë kriminelët, tentim për vrasje dhe vepra të tjera dhe shumë pak mbajnë llogari për ata persona që vetëm kanë pasur ndjenja patriotike dhe sepse e duan Maqedonin, ndaj të cilëve po bëhet terror politik nga këto fejsbukxhi dhe nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski që dje deklaroi se jo vetëm që nuk do ta mbështesin këtë ligj, por të njejtin do ta bllokojnë përmes siç tha formave demorkatike.

Kurse partitë opozitare shqiptare thanë se ende nuk kanë draft dokument të rpopozim ligjit për amnisti, kur do ta kenë teksin si koalicion, do të kenë qëndrim për këtë çështje.

Përndryshe, Ministria e Drejtësisë përgatiti Ligj të ri për Amnisti. I njejti ligj nuk parasheh të përfshij vepra të rënda penale, do të liroj plotësisht kryerësit e veprave penale deri në 6 muaj, kurse dënimet mbi 6 muaj do t’i ulë për 30%.