May 11, 2024
Maqedoni

Kodi Penal, Aziri: E përgëzoj Llogën që nuk dha dorëheqje, gjithë ASH-ja i qëndron pas! (Video)

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka thënë se gjithë partia mbështet politikat e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili ditëve të fundit ishte në qendër të akuzave, për ndryshimet shumë të diskutueshme, në Kodin Penal.

Aziri përgëzoi Llogën për punën e tij, për të cilin tha është duke drejtuar me shumë përgjegjësi ministrinë më problematike në vend.

Duhet seriozitet maksimal kur i drejtoni institucionet, shfrytëzoj këtë rast për ta përgëzuar ministrin Lloga i cili në vetvete ka gjetur gatishmëri dhe fuqi të brendëshme për tu vendosur në funksion të një resori që është më problematiku në RMV, megjithatë, ai nuk hoqi dorë. Natyrisht, pas ministrit Lloga qëndron gjithë ASH-ja sepse në këto momente është e nevojshme kjo gjë. Natyrisht, ne si subjekt i kemi dilemat tona sa i takon strukturës së Kodit Penal, veçanarisht sa i takon lartësisë së disa dënimeve, disa neneve, mos të futemi në analizën e thuktë sepse s’jam jurist, megjithatë në kuadër të këtyre dilema ASH-ja vendosi me vendim politik të veprojë ashtu siç veproi. Mos të harrojmë se diskutimet për Kodin Penal vazhdojnë 3-4 muaj”, tha Aziri në një intervistë për Alsat.

Alsat.