April 28, 2024
Maqedoni

Liderët europianë nuk duhet të bëjnë një gabim stategjik duke lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë demokracinë dhe përparimin e reformave

Liderët europianë nuk duhet të bëjnë një gabim stategjik duke lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë demokracinë dhe përparimin e reformave.

Damon Wilson, presidenti i Fondit Kombëtar për Demokracinë (National Endowment for Democracy), tha për Ilva Taren në programin Balkans Debrief se ky është një moment kyç për rajonin.

“Kjo është një krizë që nxjerr në pah sigurinë europiane dhe nëse ka një thirrje urgjente për veprim, koha është tani” – është shprehur Wilson.

Megjithatë dritarja e hapur europiane për Ballkanin Perëndimor rrezikon të mbyllet. Sipas Wilson liderët europianë nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht ndikimit dhe mbeshtetjes së madhe, rajoni ende nuk po tërheq dot investime të rëndësishme amerikane. Wilson sheh si problem pengesat që vendet kanë të cilat i quan qesharake. “Është e qartë se qeveritë në rajon po ndihmojnë për të vendosur drejtësi në ekonomi (economic rule of law) ku kontratat të respektohen, ku sipërmarrësi të mbështetet në sistemin e drejtësisë. Këto gjëra janë kritike për të tërhequr investitorët e huaj”, – nënvizoi Wilson.