Liderët e Luginës Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani zyrtarisht shpallin fitoren
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi do të jetë sërish zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Ai e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net marrjen e mandatit të ri.
“Po me 11454 vota”, ka thënë shkurt Kamberi për Reporteri.net.
Mbështetësit e Kamberit në Luginë kanë nisur festën pas fitores së tij.
Ardita Sinani ish-kryetare e Preshevës, aktualisht këshilltare e kryeministrit Albin Kurti ka publikuar foto nga festa, ndërsa e ka uruar Kamberin për mandatin e ri të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
“Lugina sot vendosi që të vazhdojë të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Vendosi që BETEJAT e filluara t’i vazhdojë deri në luftën tonë për drejtësi, liri e barazi.
Urime Shaip Kamberi”, ka shkruar ajo.