Kolumna

Lëmshi i skenës politike para zgjedhjeve lokale në Kërçovë

Dervish Alimi

Ne skenen politike qe i paraprin zgjedhjet lokale te komunes se Kerçoves, kemi vertet shume dukuri paradoksale.
Nga njera ane,
kemi 2 kandidate shqiptare qe e kerkojne voten e bashkeqytetareve shqiptare dhe jo vetem, edhe ate:
Njeri kandidat eshte puro partiak dhe garon per here te trete (bazuar ne meritat dhe sukseset e tij te deritanishme!) dhe perveç votave te kampit politik te partise me te madhe shqiptare, ai do te shpresoje edhe ne votat tjera duke mos perjashtuar edhe votat e partnerit me te madh te koalicionit qeveritar!
I dyti eshte kandidat qe veten e quan te pavarur dhe eshte kundershtar vetem i kandidatit partiak te BDI, por jo edhe i partise qe ate e kandidon, pasi qe deri tani nuk distancohet dhe nuk ka dhene doreheqje nga partia, por vetem nga funksioni ne qeveri!

Nga ana tjeter,
Kandidati i trete eshte kandidat i opozites maqedonase, por qe si dhenderr shqiptar, dhe baxhanak me nje deputet te bashkesise etnike turke, nepermjet te vijes se krushqise dhe miqesise familjare, do t’i kerkoje votat edhe te bashkeqytetareve shqiptare dhe jo vetem…!
Kandidati i partive te koalicionit shqiptar opozitar mungon, gjoja nga shqetesimi per perçarjen e votes dhe rrezikimin e fitores se kampit shqiptar (per çka kandidati i pavarur publikisht i falemnderohet, edhepse per kete vete aspak nuk shqetesohet!), por qe nuk e perjashton mundesine qe voten t’ia jep kandidatit te pavarur te dalur nga rradhet e BDI-se, edhepse ata nese nuk nxjerrin kandidat, fshehurazi do te duhet t’i permbahen zotimit dhe marreveshjes per votim reciprok me partine opozitare maqedonase, si avangarde e koalicionit te ardhshem qeveritar!

Si konkluzion, ne skenen politike kercovare partite i kane bere punet aq lemsh dhe aq shume na e kane tollovitur mendjen, sa qe nuk din njeri më kë ta votojë, pasi që nga njera ane ndryshe prezentohen dhe deklarohen, por nga ana tjeter ndryshe veprojne…!
Vetem nje gje eshte e sigurte, diasporen s’kemi si e motivojme qe te vije patjeter ne votime, sepse nepermjet te koalicioneve te hapura dhe te fshehta nderetnike, tashme eshte relativizuar edhe pesha e votes se tyre. Prandaj edhe askush nuk iu pergjigj apelit te tyre per dalje me kandidat koncensual apo te perbashket shqiptar, sepse tanime punet varen jo vetem nga vota etnike, por edhe nga marreveshjet publiko-sekrete ndermjet partive te tashme apo te ardhshme te koalicionit qeveritar…!
Cili koalicion do te fitoje pritet ta shohim, por surprizat nuk do te mungojne. Dhe kjo aspak nuk do te jete rastesi, por e para programuar, pasi vota do te jete aq e zier dhe perzier, dhe nuk do te jete shume e dallueshme ne rrafshin etnik, per fat te keq..!

P.S. Nuk eshte per t’u perjashtuar edhe votimi i rebeluar i qytetareve ne baza etnike dhe ne rast te tille dihet se kush fiton, dhe nga ana tjeter dihet se kush do ta mbaje pergjegjesine politike historike individuale dhe kolektive! Nese ndodh ky skenar, te gjithe e bajtshim me shendet!