Lehtësohet akuza ndaj Zeqirit, gjykimi nis nga fillimi
Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zeqiri do ndiqet penalisht për vepër më të lehtë penale, gjegjësisht për shpërdorim të detyrës zyrtare por mbi dispozitat qe parashikojnë dënim me burg maksimum deri në 5 vite. Prokuroria Publike në seancën e sotme paraqitur rikualifikimin e veprës si pasojë e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, ndërsa procesi gjyqësorë ndaj Zeqirit nisi nga fillimi. Në fjalët hyrëse, Zeqiri u deklarua se nuk ndjehet fajtor për veprën që i ngarkohet. Gjykata pranoi uljen e masave të kujdesit ndaj tij, përkatësisht lirimin nga arresti shtëpiak duke e obliguar Zeqirin me paraqitje në gjykatë çdo të mërkurë. Akuza mbi të rëndon për shpërdorim me detyrën zyrtare gjatë kohës kur ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë mbi dyshimet se pa zbatuar prokurim publik ka lidhur marrëveshje për konsulencë me një kompani me vlerë gati 1 milion euro.