September 28, 2024
Maqedoni

LD-ja e Mexhitit zgjodhi koordinatorin e përgjithshëm të partisë

Në Shkup mbrëmë u mblodh Këshilli Themelues i Lëvizjes Demokratike, subjekt ky që është pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se në mbledhje është zgjedhur koordinatori i përgjithshëm i kësaj partie.

“Në mbledhjen e dytë të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, të mbajtur në Shkup me datë 10.11.2023, koordinator i përgjithshëm unanimisht u zgjodh Muamet Ameti, ndërsa koordinator komunal për Tetovën po ashtu unanimisht u zgjodh Fejsal Beadini.

Ndërkohë, në këtë mbledhje në Këshillin Themelues u kooptuan Nexhat Bexheti, Jeton Mehmeti, Afërdita Krosi dhe Salim Rexhepi”, thuhet mes tjerash në njoftim të LD-së.