September 16, 2024
BallinaMaqedoni

Lazim Destani: Klinika e Tetovës po shndërrohet në një institucion të bukur siç meritojnë qytetarët e saj! (Video)

Ndihem i lumtur që dje përmes një ceremonie solemne përuruam punimet e kryera në Spitalin Klinik të Tetovës, thotë biznesmeni Lazim Destani i cili dhuroi një milionë euro për riparime të disa reparteve.

“Ishte ky një donacion për rinovimin e disa reparteve e hapësirave të këtij spitali ku pacientët tashmë do të marrin shërbime spitalore të nivelit të lartë”, tha Destani, shkruan portali lideri.mk. Ai shtoi se pamja e re që ka marrë spitali, si brenda reparteve me pajisje të reja ashtu dhe në hapësirat e jashtme bashkë me murin rrethues, ka sjellë komoditet pune për personelin mjekësor “si dhe i ka dhënë bukuri këtij institucioni shëndetësor ashtu siç e meriton ta ketë një qytet yni si Tetova”./Lideri

Video në LINK: https://tvkoha.tv/perurohet-donacioni-i-kompanise-ecolog-per-spitalin-klinik-te-tetoves/