“Lamtumirë engjëll biond”, pas aksidentit tragjik, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Gabrieli nuk ia doli.
Ai luftoi si luan, por nuk arriti të zgjohej, ndërroi jetë në spital pasditen e djeshme.
Komuniteti i Villafrancas në Itali është bashkuar me dhimbjen e familjes shqiptare, pas vdekjes së 16-vjeçarit, Gabriel Alibeaj.
Gabrieli u përfshi në një aksident dramatik pak para mesnatës të së martës.
Ai ishte me miqtë e tij dhe ndodheshin në një tricikël, kur Gabrieli ra dhe përplasi kokën në gur.
Ai mori plagë të rënda të cilat rezultuan fatale./Albeu.com