May 24, 2024
Shqipëri

Lajmi për bashkimin opozitës/ Rama merr në mbrojtje Lulin në Parlament, Ymer Çorapja në media

Vera e këtij viti nuk ka qenë e qetë për Edi Ramën. Edhe pse vodhi zgjedhjet e 14 majit, rikonfirmimi i ringritjes së opozitës duket se i ka prishur planët padishahut.
Më 14 maj, me gjithë vjedhjet masive, kandidatët e opozitës arritën të marrin mbi 500-mijë vota të shqiptarëve. Megjithëse e lanë pa emër, i grabitën simbolet, i morën buxhetin dhe komisionerët, opozita ia doli të hyjë në rrugën e bashkimit dhe të krijojë një front përballë Edi Ramës në sezonin e ri politik.
Pengu i Ramës u braktis nga të gjithë, jo vetëm nga anëtarët e partisë, por edhe nga grupi parlamentar. Deputetë demokratë që deri dje i besuan dhe e mbështëtën Lulzim Bashën e kuptuan se nuk ishin duke mbrojtur interesat e votuesve të tyre, por interesat personale dhe lidhjet okulte të Lulzim Bashës me Edi Ramën.

I gjendur përballë një fakti të tillë, Rama i ka ngecur Bashës në dorë jo vetëm simbolet e PD, por të gjitha postet e mundshme brenda vulës. Dhe sesioni i ri parlamentar ishte sesioni më i pashembullt që ka ndodhur në 32 vite pluralizëm në Shqipëri. Mazhoranca ditën që cakton kryetarin e grupit parlamentar të saj, emëron edhe kryetarin e grupit të ‘opozitës’.
Lulzim Basha sot ishte më i braktisur se kurrë. Në parlament e merr në mbrojtje mazhoranca dhe në media e marrin në mbrojtje megafonët e propagandës së pushtetit si Ymer Çorapja & CO.

Aferat korruptive si ajo e inceneratorëve, sterilizimi, super afera me McGonigal ishin planifikuar të kaloheshin duke asgjesuar opozitën, duke mos e lënë atë të bëhet bashkë, gjë e cila dështoi.

Nuk do ta shpëtojë Edi Ramën nga aferat as Lulzim Basha, as makiazhi qeveritar i tipit ”hiq Lenën ver Prenën”, as megafonët e tij mediatikë të cilët i ushqen me paratë që u grabit shqiptarëve.