Kosovë

Lajmërohet nëna e katër fëmijëve nga Podujeva që u raportua e zhdukur: Jam mirë (VIDEO)

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva, e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 2 janar, është lajmëruar te familja e saj.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vëllai i saj, Albion Imeri, i cili tha se motra e tij i ka thënë se është mirë dhe e sigurt, por se nuk ka treguar se ku ose me kë është.

“Egzona është lajmëruar. Na ka thirrur në Snapchat dhe kemi folur me zë. Vendndodhjen nuk e dimë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar. Vetëm na ka thënë se është mirë dhe e sigurt”.

Egzona natën e dytë të Vitit të Ri e kishte pritur te familja e babait, por mëngjesi i 2 janarit atë nuk e gjeti në shtëpi.

Diku pas orës 01:00 të mesnatës, ajo doli nga shtëpia dhe shkoi me një person, për të cilin familjarët e saj nuk janë në dijeni se kush është, derisa në shtëpinë e vëllait i la katër fëmijët e saj.