May 21, 2024
Sport

Lajme të mira për Milanin, rikthehet mesfushori anglez

Lajme të mira nga infermieria për Milanin, skuadër që është përballur me shumë dëmtime lojtarësh në periudhën e fundit. Ruben Loftus-Çik ka lënë pas problemet fizike dhe është gati për sfidën e fundjavës përballë Udineses. Mesfushori anglez braktisi fushën në pjesën e parë të Milan-Lazio (30 shtator). Mungesa e tij ka ndikuar te “kuqezinjtë” e Stefano Piolit. Gjithsesi, shtypi italian shkruan se 27-vjeçari nuk ndjen më dhimbje, dhe është në dispozicion të trajnerit për takimin shtëpiak përballë friulanëve, të shtunën në mbrëmje (20:45).

Ndërkohë, edhe Kristian Pulishiç do të jetë gati për sfidën me “bardhezinjtë”, të cilën Milani duhet ta fitojë me çdo kusht për të mos humbur edhe më shumë terren me kreun. Simon Kjaer dhe Samuel Çukueze pritet të jenë të gatshëm për Ligën e Kampionëve ndaj PSZH-së (7 nëntor), me mbrojtësin danez që do të grumbullohet edhe për Udinezen.

Prapavija është reparti më problematik për skuadrën e Piolit, repart ku Milani ka humbur shërbimet e dyshes Kalulu-Pelegrino gjatë takimit me Napolin në “Diego Maradona”.