Lajm i mirë për shqiptarët në Vjenë të Austrisë
Me produkte të cilësisë së lartë, marketi ”Limani Market” hap dyert për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Vjenë dhe jo vetëm.
Saturday, 22 January 2022 – 17:00 Arben Gjinaj
Viti i ri ka filluar me suksese të reja për bizneset shqiptare në Austri. Sot në Vjenë u hap dyqani “Limani Market”, me produkte shqiptare, shkruan albinfo.at.
Përmes marketit ”Limani Market” do të bëhet furnizimi dhe promovimi i produkteve nga Kosova, Shqipëria dhe ato të tregut austriak.
Me produkte të cilësisë së lartë, marketi ”Limani Market” hap dyert për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Vjenë dhe jo vetëm.
Marketin mund ta gjeni në këtë adresë: Wallensteinstrasse 5, 1200(Bezirk: 20) Wien.
Në inaugurim morën pjesë edhe ambasadori i Kosovës, Lulëzim Pllana, ai i Shqipërisë Roland Bimo, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, kryetari i degës së Rrjetit për Austrinë e Epërme, Shyqyri Bytyqi, si dhe shumë biznesmenë dhe bashkatdhetarë të tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Austri.
Të dy ambasadorët shprehen gatishmërinë për të ndihmuar bizneset shqiptare në Austri.
“Hapja e këtij marketi është në të mirën e promovimit të produkteve tona në tregun austriak si dhe mundësisë për hapjen e vendeve të reja të punës në vendet tona shqiptare”, ka thënë ambasadori Pllana, raporton albinfo.at, e cila ishte edhe e pranishme në hapjen e këtij dyqani.
Në anën tjetër, kryetari i Rrjetit të Bizneseve, Yll Blakaj, ka theksuar se tash e tutje bashkatdhetarët tanë e kanë një dyqan të tyre në Vjenë, ku mund të furnizohen me produktet ushqimore të tyre nga vendlindja. “Ky është një hap tepër i madh për komunitetin tonë në Austri. E gjithë kjo është bërë falë bashkëpunimit me bizneset shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni si dhe Rrjetit të Bizneseve në Austri”.
Pas hapjes së dyqanit të parë në vitin 2010 në Wels, për pronarin Fadil Limani, ky në Vjenë është dyqani i dytë më radhë. Ai premton që në të ardhmen të zgjerojë edhe në vende të tjera rrjetin e dyqaneve me të njëjtin emër.