Lajm i mirë për banorët e Komunës së Bogovinës, nga sot u mundësohet ndihmë juridike falas
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që do të kontribuojë në rritjen e qasjes së ndihmës juridike falas për banorët e Komunës së Bogovinës.
Zyra gjendet në objektin ku ka qenë selia e Komunës së Kamjanit. Pas hapjes zyrtare, u mbajt një aktivitet promovues nga përfaqësues të Këshillit të Evropës
Angazhimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Këshillit të Evropës, në frymën e qasjes së barabartë në drejtësi efektive do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim me hapjen e zyrave të reja në më shumë komuna të vendit, me qëllim njoftimin e qytetarëve me mekanizmat që ofron shteti nëpërmjet Ligjit për Ndihmën Juridike Falas, në dobi të mbrojtjes së të drejtave të tyre në procedurat para gjykatave dhe institucioneve të tjera.