Lajm i mirë: Nxirret shëndosh e mirë ferizajasi që ra në humnerë
Është gjetur në një humnerë, personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë, një ditë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar policia përmes rrjetit social Facebook.
Ai është shëndosh e mirë me lëndime të vogla edhe pse policia në njoftimin zyrtar i referohet si “viktimë”.
Ai është nxjerr nga policia dhe me emergjencë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prishtinës pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar.
Rastin për zhdukjen e tij e ka raportuar bashkëshortja e tij.
“Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më. Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963. Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit. Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar “, thuhet në njoftimin e policisë.