May 6, 2024
Kosovë

Kurti: Kemi nevojë urgjente për zgjerim të BE-së agresioni rus po vazhdon në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, që po mbahet në Shkup, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Kurti në fjalimin e tij tha se nevoja për zgjerim të Bashkimi Evropian është urgjente.

Si mund të ndikojnë “zgjedhjet në vendet e largëta” në Evropë dhe në mbësht…Pesëmbëdhjetë minuta, pak apo shumë!A është vërtet i interesuar Arsenali për nënshkrimin e Benzemas?Kryetari i FFK-së, Ademi: Çështja e përzgjedhësit është punë e kryer, ai është gjerman …Agjërimi pesë-ditor në muaj mund të luftojë kancerin dhe sëmundje tjera

“Kemi nevojë për zgjerim urgjent, për shkak se agresioni rus po vazhdon në Ukrainë. Duhet te jetë mundësi për bashkëpunim të fuqishëm rajonal. Kosova është e gatshme për reforma, që rajoni të integrohet dhe qytetarët të përafrohen”, tha ndër tjera Kurti.

Kurti po ashtu ka falënderuar BE-në, SHBA-të dhe Maqedoninë e Veriut për këtë takim të rëndësishëm, që sipas tij do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal por edhe ecje më të përshpejtuar drejt BE-së.