May 12, 2024
Kosovë

Lajm i hidhur: Ka ndërruar jetë ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë, Miradije Berisha

Familja Berisha ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarjes së tyre.

Sot pas një sëmundje ka ndërruar jetë Miradije Berisha.E ndjera kur e kërkoi atdheu veshi uniformën e UÇK-së për t’i shërbyer me nder e krenari vendit deri në çlirim nga pushtuesi serb.

Pas luftës ajo nuk ju nda shërbimit ndaj vendit, pasi e veshi uniformën e Policisë së Kosovës. Në uniformën e kaltër ajo kaloi vite duke i shërbyer institucionit dhe duke u kujdesur për sigurinë e qytetarëve.