May 5, 2024
Maqedoni

Lajm i Fundit: Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për të arrestuarit në protestën e Tetovës (Foto)

Gjykata Themelore në Tetovë, ka sjellur vendim për të vazhduar edhe 30 ditë masën paraburgim për 5 të arrestuarit në protestat në Tetovë.

Këtë informacion e bëri të ditur Besnik Asani, avokati i organizatorit të protestave Blerim Ahmeti, shkruan Zhurnal.
Me këtë vendim, mbeten në paraburgim Blerim Ahmedi, Naser Behluli, Veton Aliti, Arjan Sherifi dhe Xhemal Sadiki. Fillimisht atyre u ishte caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 8 ditëve për protestën e organizuar në shenjë revolte për zjarrin tragjik të 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës ku pati 14 viktima.
Zhurnal më poshtë sjell edhe vendimin e sotëm të Gjykatës për vazhdim të paraburgimit.