May 5, 2024
Shqipëri

Lajm i fundit: Mbytet babai shqiptar me dy fëmijët e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Babai me iniciale E.H 50 vjeç dhe 2 djemtë e tij të mitur, të moshave 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det teksa kanë qenë duke notuar.

Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpërtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al