September 28, 2024
Maqedoni

Lajm i Fundit: Arrestohen edhe tre persona, kapet drogë me vlerë 300 mijë euro

Është ndërpre një kanal për tregti me drogë, njoftojnë nga MPB për portalin Lideri.mk.
“Është konfiskuar drogë në vlerë prej 300 mijë eurove”, shtojnë nga MPB duke theksuar se janë arrestuar tre persona.

Detaje plotësuese priten orëve në vijim. Një ditë më parë policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi katër persona lidhur me mbi 300 kg kokainë të konfiskuar në Shqipëri.