Ky është Kastrioti që mbeti i vrarë pas gjuajtjeve të mbrëmshme në Prishtinë
Kastriot Ramadani 39 vjeçar është personi që ka humbur jetën pas gjuajtjeve me armë zjarri në lokalin Bon Vivant.
I ndjeri raportohet se ishte nga fshati Zabel i Ulët i Drenasit.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku thotë se kanë mbetur të lënduar 21 persona, katër prej të cilëve nga arma e zjarrit.
“Njoftim mortor
Ju njoftojmë se mbrëmë humbi jetën tragjikikisht bashkëfshatari ynë Kastriot Shefqet Ramadani.
Per kohen e vorrimit ju njoftojmë me kohë.
Në emer te fshatit Zabel i Ulët familjes Rsmadani iu shprehim ngushllime per humbjen e antarit te tyre në lulen e rinisë”, thuhet në njoftim.